Ish lojtari dhe drejtori sportiv Madrilen, Predrag Mijatovic ka kritikuar ashpër Zinedine Zidanen për mënyrën e përgatitjes së ndeshjes ndaj Alaves, ndeshje që Madrilenët e humbën në shtëpi.
”Gjithcka filloi nga përgatitja e ndeshjes, duke e ditur se Alaves ka 3 lojtarë sulmues që janë më të mirët e ekipit të tyre. Po e ndjej sikur nuk e kuptuan që Alaves posedon lojtarët më të mirë në krahun e majtë dhe dy sulmuesit. Këtu ishte problemi”, tha Mijatovic.
”Lucas Vazquez luajti një ndeshje të mirë ndaj Interit si anësor i djathtë kështu që nuk mund ta zhvendosësh atë përsëri në mbrojtësin e djathtë për këtë ndeshje. Eshtë Militao i cili mund të luajë si mbrojtës i djathtë apo si qendërmbrojtës. Nuk e di pse nuk po luan ky djalosh.”, shtoi ai.