Sergio Ramos beson se Real Madridi do të ngritë vetëbesimin pas fitores së parë në Champions League këtë sezon. Kapiteni Madrilen shënoi golin e dytë në fitoren 3-2 ndaj Inter në stadiumin Alfredo Di Stefano.
Skuadra e Zinedine Zidane u fut në ndeshje e dëshpëruar për të marrë një fitore pas vetëm një barazimi në dy ndeshjet e para në fazën e grupeve ndaj Shakhtar dhe Monchengladbach.
”Kur fiton ndeshjet, skuadra gjithmonë rikuperon vetëbesimin,” theksoi Ramos pas ndeshjes. ”Dyshimet që erdhën nga rezultatet e dobëta tani mund të largohen, por ne duhet të vendosim gjithçka në perspektivë dhe të mos ndryshojmë pavarësisht asaj që thuhet nga jashtë.”
”E dinim që kjo ishte një ndeshje jetë a vdekje. Kur e sheh që gjithçka u barazua pas asaj sforcoje në pjesën e parë, pastaj duhet të japësh gjithçka për fitoren. Ne luajtëm mirë në pjesën e parë por në Champions League sa më pak gabime që bën, aq më mirë për ty.”
Ramos arriti të shënoje golin e 100-të me fanellën e Real Madridit. ”100 gola nuk janë keq,” buzëqeshi kapiteni pas ndeshjes. ”Rekordet janë sekondare, por është mirë kur vlerësohesh për këto arritje. Për aq kohë sa shërbejnë për të marrë fitoret, le të shpresojmë që të mund të shënoj edhe shumë të tjerë.”