”Do të përballem me Real Madridin sikur të isha një lojtar i Barcelonës”, ishin fjalët e Arturo Vidal përpara ndeshjes së mbrëmshme, por mesfushori Kilian pati një natë të gjatë e të vështirë në Alfredo Di Stefano.
Kontravers si gjithmonë, Arturo Vidal po bënte gjithçka që ishte në dorën e tij për të nxehur sfidën dhe këtë e dëshmoi edhe në fushë përgjatë gjithë takimit teksa ishte lojtari me më së shumti ndërhyrje të palejuara dhe në tentim për të shkaktuar polemika brenda fushës.
”Kam kaluar dy vite madhështore tek Barcelona, kështu që shpresoj të festoj me një fitore për Interin dhe për tifozët e Barcelonës,” theksoi Vidal në prag të ndeshjes.
Por diçka e tillë nuk arriti të bëhet realitet, sepse Real Madridi triumfoi me rezultatin e ngushtë 3-2 në një ndeshje ku pati gjithçka brenda. Madrilenët kishin avantazhin e dy golave përpara se Inter të barazonte gjithçka, por në fund ekipi i Zidane doli fitues pas një kombinimi të dyshes Braziliane Vini-Rodrygo, me këtë të fundit që arriti të shënoje një gol të artë për t’i dhënë ekipit fitoren më të rëndësishme të grupit.
Dhe për ironi të fatit, ishte pikërisht lojtari që duhet të markonte Arturo Vidal në zonë ai që shënoi për fitoren e Real Madridit.