Një polemikë interesante është zbuluar nga media Franceze ‘Telefoot’ në pushimin e pjesëve mbrëmë ndaj Borussia Monchengladbach.
Sipas asaj që ka arritur të nxjerë nga filmimet, Benzema kapet duke i thënë Mendyt:
”Është duke bërë çfarë dëshiron. Mos luaj me të vëlla, ai po luan kundër nesh.”
Pretendohet që fjala është për Vinicius Jr sepse në fushë treshja në fjalë është kapur duke diskutuar sëbashku përpara se të filloje pjesa e dytë.
Dhe statistikat nuk gënjejnë, në pjesën e dytë, Mendy i pasoi topin Vinicius vetëm 3 herë, ndërsa Vinicius i pasoi 9 herë Francezit.