Konferenca e Zinedine Zidane pas triumfit në La Liga:
”Marëdhënia ime me lojtarët është e mirë. Ata janë shumë profesionist dhe të respektueshëm. Ajo që bën diferencën është marëdhënia që kanë me njëri-tjetrin.”
”Kritikat? Jam në Madrid dhe këtu do të ketë gjithmonë kritika.”
”La Liga apo Championsi? Nuk mund t’a bëj dallimin. Nuk e di cilën e preferoj më shumë. Kompeticionet vendase kërkojnë një pëprpjekje të jashtëzakonshme. Për 38 javë duhet të mbash fokusin për të qenë në fund kampion.”
”Zidane më i mirë si trajner apo si lojtar? Nuk jam më i mirë si trajner se sa si lojtar, janë gjëra komplet ndryshe.”
”Ndoshta nuk e shprehi shumë por jam shumë i lumtur. Sot mund të nxjer buzëqeshjen më të bukur sepse kemi fituar La Ligan. Kur fiton diçka kaq të rëndësishme si La Liga, është për shkak se ne kemi besuar tek titulli.”
”Na munguan tifozët për shkak të situatës, por ata kanë qenë aty me ne përgjatë gjithë kampionatit, në çdo moment.”
”Do të jem përgjithmonë mirënjohës ndaj Florentino Perez që më ka sjellur për të luajtur në klubin më të mirë në botë.”