Dani Carvajal nuk e fsheh faktin që i pëlqen t’a shohe Barcelonën poshtë pritshmërive.
Progresi i Katalanasve në fazën e eleminimit direkt nuk është i konfirmuar akoma dhe anësorit Madrilen do i pëlqente t’i shohë jashtë sa më parë.
”Nuk do u gënjej,” filloi ai një intervistë për Radio MARCA-n. ”Do më pëlqente të shoh Barcelonën duke mos kaluar tutje.”
”Ata do të jenë një kandidat për të fituar Champions Leaguen dhe janë rivalët tanë më të mëdhenjë.”
”Nuk do të shtirem, do të preferoja që ata të humbasin La Ligan sepse janë rivalët tanë dhe e njëjta është edhe në Champions League.”
”Kanë një skuadër spektakolare dhe janë sfidues. Të gjithë skuadrat e forta po të eleminoheshin, kjo do të ishte më mirë për ne.”
El Clasico e planifikuar për fundin e muajit të kaluar u shtye për shkak të konflikteve që ndodhin në Katalonjë dhe Carvajal ndjen se vendimi i marrë ishte i duhuri.
”U shtye për shkaqe sigurie”, shtoi ai.
”Nëse ai vendim është marrë, me siguri ka qenë për diçka. Nëse ndeshja do të luhej gjatë asaj jave mbase do të reduktonte të ardhurat, por siguria është gjëja më e rëndësishme.”
Gareth Bale nuk është stërvitur me Real Madridin së fundmi për shkak të problemeve muskulare por ai është ftuar për detyra me kombëtaren dhe është duke u stërvitur me Uellsin.
Sidoqoftë, për Carvajal, përkushtimi i Gareth Bale nuk duhet të diskutohet.
”Ai u shërua javën që shkoi,” shpjegon Carvajal.
”Tani ka shkuar me kombëtaren por kjo nuk do të thotë që nuk është i fokusuar tek ne.”
”Nuk kam dyshime për përkushtimin e tij dhe shpresoj që të mos dëmtohet më e të rikthehet me ne.”