Eden Hazard nuk pati një paraqitje super të shkëlqyeshme kundër Sevillas në fazën e sulmit, por ai në një tjetër version ishte jashtëzakonisht i dobishëm për ekipin në fazën e mbrojtjes.
Belgu ishte lojtari që rikuperoi plot 8 topa ndaj Sevillas dhe sëbashku me Ferland Mendy ishin dy lojtarët që ndaluan aksionet sulmuese të Jesus Navas.
Rikuperimin e 8 topave në një ndeshje të ekipit nuk e kemi parë pothuajse asnjëherë nga një sulmues Madrilen dhe kjo dëshmon se Hazard dalëngadalë por mer ritmin e duhur që të udhëheqë ekipin drejt triumfeve.
Gjithashtu Hazard ishte 91% i saktë në pasimet e tij gjatë ndeshjes dhe krijoi 2 raste të mira shënimi për ekipin