Pasi ndihmoi skuadrën për të fituar kundër Sevillas me rezultat 1 – 0, Sergio Ramos festoi në dhomat e zhveshjes edhe fitoren e tij të 400-të me Realin mbrëmë.
Kapiteni i Los Blancos përqafoi secilin nga bashkëlojtarit e tij si dhe trajnerin para se të bënin më pas edhe një foto së bashku i gjithë grupi.
“Le të shohim nëse mund të ma kalosh mua,” thuhet se i kishte thënë Ramosi – Carvajalit në form shakaje.
Ramos insistoi që e njejta më pas të veprohet edhe me Casemiron që gjithashtu përqafoi gjithë bashkëlojtarët duke pranuar përgëzime për shkak se ai arriti ndeshjen e tij të 200-të me fanellën e bardhë!