Skuadra e Zinedine Zidane ka rifilluar me seancat stërvitore sot, 12 orë pas fitores së tyre ndaj Sevillas si mysafirë.
Dita e sotme ka filluar me një lajm të mirë për faktin se Luka Modric, Marcelo dhe Isco janë afër rikthimit në fushat e gjelbërta.
Isco u stërvitë me pjesën tjetër të skuadrës sot, teksa Modric dhe Marcelo u stërvitën ndaras nga skuadra dhe gjithashtu kanë udhëtuar tanimë drejt Milanos së bashku me Sergio Ramos dhe Eden Hazard për shkak të galas së FIFA-së.
Për ndeshjen e së mërkurës kundër Osasunës, tekniku Zidane pritet të përdor rotacione.