Nuk ishte sezoni më i mirë për Real Madridin por ekipi Madrilen do të jetë i pranishëm të hënën (nesër) në galambrëmjen e organizuar nga FIFA për cmimet The Best.
Galambrëmja do të mbahet në Milano dhe dy lojtarë Madrilen do të jenë të pranishëm pasi janë përzgjedhur në formacionin ideal të vitit nga FIFA, i njohur si FIFA FIFPRo World11 2019.
Sergio Ramos dhe Luka Modric janë dy lojtarët Madrilen që do të shkojnë në Milan për të marrë pjesë në këtë galambrëmje ku përvec formacionit ideal të vitit 2019 do të zgjedhen edhe trajneri dhe lojtari më i mirë i këtij viti.