Kylian Mbappe nuk luajti mbrëmë në ndeshjen që ekipi i tij e fitoi me rezultat 3-0 ndaj Real Madridit.
Francezi ishte i pranishëm në tribunat e Parc des Princes dhe pas ndeshjes u takua me Eden Hazard për t’a përshëndetur lojtarin Madrilen.
Belgu i bëri një dhuratë Mbappes duke i dhuruar një fanellë me numrin 7, dhuratë që Francezi e publikoi në rrjetin social në Instagram me këto fjalë: ”Faleminderit vëllau im Eden Hazard”, dhe i bashkangjiti këtë foto (shih foton e mëposhtme):