PSG ka refuzuar oferten e Barcelones per Neymar. Ky është lajmi i fundit që ka lansuar e besueshmja El Chiringuito nëpërmjet gazetarit Josep Perderol.
Oferta e Barcelonës ka qenë huazim me te drejtë blerje por e njëjta është refuzuar nga Paris Saint-Germain që nuk dëshiron më të negocioje me Barcelonën për Neymar.
Real Madridi tani eshte i bindur se Barcelona nuk ka para per t’a transferuar Brazilianin dhe drejtuesit janë më optimist se kurrë per sjelljen e sulmuesit në Santiago Bernabeu.
Drejtuesit Madrilen besohet se do të futen në negociata të avancuara me Paris Saint-Germain ditëve në vijim dhe zhvillimet që do të bëhen brenda këtyre ditëve do të sjellin edhe epilogun final të sagës më të gjatë të kësaj merkatoje.
Ajo që dihet deri më tani është se Barcelona nuk ka arritur të gjeje akordin me PSG për blerjen e Neymar dhe Real Madridi është në ‘pole-position’ për të fituar shërbimet e tij.