James Rodriguez ka një vend në skuadrën aktuale të Real Madridit. Kështu të paktën mendojnë tifozët Madrilen të cilët kanë votuar në një anketë të AS ku pyetja ishte se A duhet të qëndrojë James edhe këtë sezon në Real Madrid.
Përgjigjia ishte shumë e thjeshtë nga tifozët Madrilen të cilët me 81% të votave nga 103 mijë vota, votuan për qëndrimin e James ndërsa 19% e votave votuan për largimin e tij.
Kolumbiani ka fituar dashurinë e Madridizmit dhe si duket kjo e ka bindur edhe trajnerin Zidane i cili e ka ftuar atë për ndeshjen e sotme ndaj Celtas e cila është e para për sezonin 2019/20.