Zinedine Zidane u paraqit në konferencë për media gjatë ditës së sotme ku diskutoi shumë tema aktuale të ekipit dhe njëra nga to ishte edhe mundësia e transferimit të Paul Pogbas dhe Neymar.
Francezi u tregua shumë komod me përgjigjien e tij duke theksuar se nuk i intereson për lojtarët e ekipeve tjera dhe se të rëndësishëm për të janë lojtarët që i ka aktualisht në ekipin Madrilen.
”Pogba është i Manchesterit dhe duhet t’a respektojmë këtë. Ne jemi duke menduar vetëm për ndeshjen e nesërme. Neymar nuk është një lojtar i Real Madridit dhe unë vetëm sa thashë se të rëndësishëm janë lojtarët që gjenden këtu në ekipin tonë.”, tha Zidane për mediat.