Rivaldo, ish lojtari i Barcelonës ka bërë të qartë se nuk do ta shihte si një tradhti nënshkrimin e Neymar me Real Madridin.
”Nëse ai nënshkruan me Real Madridin nuk do t’a shihja si tradhti pasi u largua nga Barcelona për të nënshkruar me PSG dhe tani mund të shkojë në Madridi. Ai nuk po e lë ekipin e tij drejtpërdrejtë për të përforcuar armikun e përjetshëm. Për mua nuk është një tradhti”, tha ish lojtari Blaugran në një intervistë për Betfair.
Sipas legjendës Braziliani, Neymar në Madrid mund të gjente edhe futbollin e tij dhe ai e ka të qartë se po e kërkojnë klube më të mëdha se PSG.