Paul Pogba është ende në pritje të thirrjes përfundimtare, që nuk erdhi prej se ka filluar merkato. Nuk është një lëvizje e thjeshtë, përkundrazi transferimi i tij në Real Madridi shihet si një mrekulli nëse realizohet por ai nuk dëshpërohet dhe vazhdon të besoj se dicka e tillë ende mund të arrihet.
Në Angli e shohin si të përfunduar këtë lëvizje por vetë lojtari nuk po heq dorë dhe nuk e ka ndryshuar mendjen duke besuar se akoma drejtuesit e Manchester United do të ulen dhe të bisedojnë me drejtuesit e klubit Madrilen, dicka që nuk ka ndodhur ende.
Nëse Pogba arrin në Real Madrid atëherë në Old Trafford nuk do të kishte një zëvëndësues të tij pasi merkato për blerjen e lojtarëve ka përfunduar në Angli dhe kjo e komplikon edhe më shumë lëvizjen e tij drejt Realit pasi klubi Anglez nuk do të mund të blejë një zëvëndësues për të nëse e lejon Francezin të largohet.