Një kthesë e re në rastin ‘Van de Beek’. Tani është trajneri i Ajaxit, Ten Hag, i cili ka deklaruar në një konferencë për shtyp se lojtari do të qëndrojë tek Holandezët dhe nuk po mendon transferimin tek Real Madridi.
”Ai i kushton rëndësi vetes që të luajë. Mendoj dhe shpresoj se do të qëndrojë me ne edhe për këtë sezon, përndryshe do të mësoj nga Marc Overmars (drejtori sportiv i Ajax).”, tha Ten Hag para ndeshjes kthyese në fazën e kualifikimit në Champions League ndaj PAOK.
Shumë media raportojnë që vet lojtari ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Madrilenët dhe se ka mbetur vetëm marrëveshja mes dy klubeve për transferimin e Van de Beek në Madrid.