Lojtari i ri i Barcelonës, Frenkie de Jong ka folur për mundësinë që ish bashkëlojtari i tij te Ajaxi, Donny van de Beek ka për të iu bashkuar Real Madridit.
De Jong tha se do t’i pëlqente që Donny të qëndronte në Ajax por në anën tjetër tha se ai meriton të jetë pjesë e Real Madridit.
”Do të preferoja të qëndroj në Ajax sepse nuk do t’a kisha kundërshtar dhe kështu përvec kësaj Ajaxi do të mbetej i fortë. Por nëse gjithcka mbyllet dhe ai shkon në Real Madrid do të isha i lumtur për të. Mendoj se e meriton. Eshtë një lojtar i shkëlqyeshëm, i ka treguar Europës aftësitë e tij të mira”, tha lojtari Blaugran për ESPN.