Cristiano Ronaldo ishte protagonist i 3 nga 9 episodeve të serialit dokumentar ”The Making Off’, që rishikon karrierën e Cristianos, Neymarit dhe Jose Mourinhos.
Portugezi në këto episoda foli për shumë tema të ndryshme rreth karrierës së tij historike në futboll.
Ai foli edhe për adhurimin që ka për Zinedine Zidane të cilin e falënderoi shumë për këshillat dhe respektin e tij që ka treguar për të në kohën sa ishte tek Real Madridi.
”Zinedine Zidane më bëri të ndihem i vecantë. Më pëlqeu shumë si person dhe kur u bë trajner i imi, e njoftova më mirë dhe u bëra një tifoz më shumë i tij. Për atë se si është, se si flet, se si drejton ekipin dhe se si më trajtoi, ai ka gjithmonë respektin tim.”, tha Cristiano për teknikun Francez.