Për rikthimin e tij në Real Madrid, Zinedine Zidane kërkoi kontroll të plotë të merkatos dhe kjo nuk ka ndryshuar pavarësisht faktit që parasezoni ka qenë i dobët.
Drejtuesit Madrilen akoma po punojnë fort për të arritur një marëveshje me Manchester United për Paul Pogba pasi ai është prioriteti kryesor i Zidane, edhe pse negociatat kanë dëshmuar të jenë aspak të lehta.
Për më tepër, Gareth Bale, James Rodriguez dhe Mariano Diaz nuk janë pjesë e planeve të trajnerit për sezonin që vjen dhe ata pritet të largohen nga klubi nga fundi i merkatos së verës.
Ndërsa, Federico Valverde ka marë pasaportën Europiane për të liruar një vend nga tre lojtarët me pasaporta jo-Europiane teksa ka hapur dyert për Rodrygo Goes të bashkohet me ekipin e parë.
Klubi beson që performanca e ekipit do të përmirësohet dhe ata besojnë tek lojtarët aktual.
Drejtuesit poashtu besojnë që me rikthimin e Eder Militaos dhe Casemiros, imazhi i skuadrës do të bëhet më i mirë në prag të sezonit 2019/20, që do të filloje javën e ardhshme.
Në Real Madrid, besojnë që Zidane ka njohuritë e duhura për të kthyer klubin drejt sukseseve dhe të gjithë besojnë tek projekti i tij, projekt që është i bazuar në kombinimin e lojtarëve me përvojë dhe të atyre të talentuar.