Presidenti Madrilen, Florentino Perez ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Marca ku është nderuar ish lojtari Madrilen, Cristiano Ronaldo me cmimin e ‘Legjendës’.
Në ri-bashkimin e parë mes tyre pas largimit të Portugezit, ata i dhuruan nga një përqafim të ngrohtë njëri tjetrit duke folur gjithashtu fjalë të mira për njëri tjetrin.
Cristiano foli për shumë tema të ndryshme në lidhje me Real Madridin dhe largimin e tij.
”Të rikthehem në Madrid është gjithmonë speciale. Sic e them dhe do t’a them: njëri nga qytetet më të bukura në botë. Një qytet në të cilin kam shumë dashuri, sic e thash më parë, por gjithashtu për shkak të historisë që kam pasur këtu. Shpresoj të rikthehem në Madrid sa më shpejt që është e mundur”
”Topi i Artë? Shpresoj. Gjëja më e rëndësishme është se karriera ime vazhdoi mirë edhe pas Madridit. Nuk është lehtë të largohesh nga Madridi sic e kam bërë, pas 9 viteve dhe si 33 vjecar…dhe ishte një vit i mirëpër mua pasi fitova Seria A, Kupën e Italisë dhe Ligën e kombeve me kombëtaren”
”Cmimi që kam marrë sot është Spanjoll dhe jam shumë i nderuar. Faleminderit të gjithëve të cilët më kanë ndihmuar t’a arrij këtë. Eshtë një cështje krenarie për mua. Dhe shpresoj se do të rikthehem në Madrid së shpejti.”
”Ky trofe do të jetë në një vend shumë të mirë në muzeun tim. Madridi është vend i vecantë: kam udhëtuar shumë por ka shumë pak qytete si Madridi. Shumica e këtij cmimi rrjedh nga ajo se cfarë kam bërë këtu në Madrid”