Kanë kaluar vetëm pesë ditë nga stërvitja parasezonale dhe sulmuesi i Real Madridit, Brahim Diazi ka pësuar një dëmtim.
Tanimë është bërë e ditur se ai ka probleme me kofshën e majtë dhe nuk është stërvitur sot me pjesën tjetër të grupit dhe është bashkuar me Luka Modricin në palestër.
Brahim ka arritur në kampin madrilen ku po zhvillohen stërvitjet e skuadrës së Zidanes në Montreal dhe ku do zhvillohen edhe ndeshjet me qëllimin që t’a impresionojë dhe t’a fitojë besimin e Zidanes, por ky dëmtim tani mund të shkaktojë probleme mbi këtë.