Sapo është vendosur e ardhmja e dy lojtarëve të rinj të Real Madridit. Klubi sapo ka zyrtarizuar largimin e tyre nga skuadra. Bëhet fjalë për dy nga lojtarët më me perspektivë nga të rinjtë madrilenë, Sergio Reguilon dhe Martin Odegaard.
Sergio Reguilon tashmë ka arritur marrëveshjen me Sevillan për një huazim një vjeçar pa të drejtë blerje. Ai do të kthehet sezonin e ardhshëm në Bernabeu.
Me të njëjtën formulë është larguar edhe Martin Odegaard. Talenti norvegjez është huazuar për një vit tek Real Sociedad, pa të drejtë blerje.
Të dy largimet janë zyrtarizuar!