Tashmë është zyrtarizuar e ardhmja e lojtarit kroat, Mateo Kovacic i cili këtë sezon ishte i huazuar tek Chelsea.
Real Madridi tashmë ka zyrtarizuar marrëveshjen me klubin anglez dhe Mateo Kovaçiç do të jetë lojtar i Chelsea. Transferimi i lojtarit tek Chelsea ka sjellë në arkat e klubit madrilen 45 milionë euro.
Ju rikujtojmë se Real Madridi e bleu Mateo Kovaçiç nga Inter në verën e vitit 2015 për shumën e 30 milionë eurove.
Kovaciç arriti të fitjë 3 Champions rradhazi me Real Madridin.
Me largimin e Kovaçiç, Real Madridi tashmë ka arkëtuar mbi 100 milionë euro nga shitjet (Kovacic, Llorente, Theo).