Mateo Kovacic do të largohet përfundimisht nga Real Madridi dhe do t`i bashkangjitet Chelseas.
Ky transferim, me pajtim të të dyja ekipeve, do të përmbyllet për shumën e 45 milionë eurove, me zyrtarizimin që pritet të ndodhë orëve në vijim.
Përformancat fantastike të Kovacicit si i huazuar në Chelsea, sezonin e kaluar, kanë shtyer drejtuesit e klubit anglez të blejnë kartonin e tij të plotë.
Klubi anglez ka 3 ditë afat për të përmbyllur gjithçka rreth kësaj marrëveshje, përpara se të hyjë në fuqi, me 30 qershor, vendimi që u ndalon atyre blerjen e lojtarëve.
Deshira e kroatit për t`u larguar nga Santiago Bernabeu këtë verë e lehtësoi akordin mes Chelseas dhe Real Madridit.