Eibari tashmë ka bërë zyrtare transferimin e Alvaro Tejeros, lojtarit Madrilen i cili në sezonin e kaluar ishte i huazuar në Albacete. Tejero ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024 me ekipin e Eibar.
Mbrojtësi Madrilen është lojtari i radhës i cili largohet nga klubi në këtë merkato. Në sezonin e kaluar Tejero ishte një lojtar kyc për Albaceten në krahun e djathtë të mbrojtjes së tyre. Një mundësi e artë tani vjen për Tejeron që të tregojë aftësitë e tij në Primera Division [La Liga].