Chelsea ka vetëm pesë ditë kohë që të kompletojë nënshkrimin me Mateo Kovacicin nga Real Madridi para se dënimi i tyre i transferimeve të fillojë më 30 qershor. Kujtojmë se Chelsea u dënua për dy merkato nga FIFA për shkak se nënshkroi me lojtarë të rinjë.
Një marrëveshje është arritur mes dy klubeve për nënshkrimin e mesfushorit kroat me Chelsean që do paguajnë rreth 50 milionë euro për të. Ka ende disa detaje që duhet të kompletohen para kompletimit total të nënshkrimit!
Frank Lampard që pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i Chelseas në një të ardhme të afërt, ka dhënë ngjyrën e gjelbërt për transferimin e kroatit.