Cafu beson se ekipi kombëtar mund të përfitoje nga të dy lojtart Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes për motivin që ata luajnë për Real Madridin.
Të dy anësorët, aktualisht nga 18 vjeç, shihen si e ardhmja e futbollit Brazilian dhe që të dy kanë kompletuar transferimet në Real Madrid vitin e kaluar.
”Vinicius dhe Rodrygo janë dy të rinjë që kanë shumë potencial tek Real Madridi,” u shpreh Cafu pasi u emërua ambasador i Botërorit 2022 në Katar.
”Kemi tre vite përpara Kupës së Botës dhe kjo kohë është e mjaftueshme për t’i përgaditur këta djem që të arrijnë në Kupën e Botës gati për të fituar trofeun.
Me blerjen e Eden Hazard, ka patur shumë dyshime se sa minuta do të kenë dy talentët Brazilian në Real Madrid.
”Koha e kaluar ditë pas ditë në klub do të jetë shumë e rëndësishme për ta,” theksoi Cafu.
”Startimi i ndeshjeve do të jetë shumë i rëndësishëm për zhvillimin e tyre dhe Brazili do të përfitoje nga diçka e tillë.”