Real Madridi e gjeti vetën në një situatë shumë të vështirë vetëm para pak muajve, por me rritjen e tensioneve në PSG, shihet se Neymar dhe Kylian Mbappe mund të vendosen në shitje këtë verë.
Los Blancos po prisnin vetëm për një shenjë që do të tregonte se egziston një mundësi për të nënshkruar me njërin prej sulmuesve në fjalë, dhe kjo erdhi pas deklaratës së presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.
Presidenti i PSG-së thkeosi se çdo lojtar që nuk dëshiron të jetë në klub do të lejohet të largohet.
Teksa fokusi është kryesisht mbi Neymarin, komentet e fundit të Mbappes kanë vënë dyshime mbi atë nëse ai dëshiron të jetë në Paris për një kohë të gjatë.
Zinedine Zidane është jashtëzakonisht i interesuar mbi një nënshkrim të mundshëm të Mbappes, por bordi mendon se nënshkrimi i Neymarit do ishte më i mirë.
Nëse ka ndonjë shancë mbi nënshkrimin e Neymarit, Real Madridi do të paguante shumën por më pas do mund të vuante pasojat – e njejta vlen edhe për lëvizjen e Mbappes.
I vetmi problem është se, nëse nënshkruhet edhe me Mbappen por edhe me Neymarin, lista e sulmuesve në skuadër do ishte e gjatë dhe mund të sjellte probleme.