Real Madridi dëshiron të bëjë një tjetër transferim këtë merkato, kësaj rradhe, superyllin e Francës dhe Manchester United, Paul Pogba.
Klubi madrilen dëshiron të arrijë marrëveshje me lojtarin përëara 1 korrikut, datë në të cilën lojtarët e Manchester United do duhet të kthehen në stërvitje për tu përgatitur për parasezonin.
Në Bernabeu e dinë që operacioni Pogba është shumë i vështirë dhe i kushtueshëm, po ashtu për faktin se duhet t’a mbyllin marrëveshjen brenda 2 javësh.
Ishte vetë lojtari francez gjatë një evenimenti në Kinë që i dha sinjale Real Madridit teksa u shpreh: “Mendoj se ka ardhur momenti për një sfidë të re në karrierën time”.
Zidane e do shumë si lojtar dhe jua ka thënë këtë gjë drejtuesve të klubit të cilët tashmë kanë filluar punën për transferimin e Pogba.
Lojtarët në dhomat e zhveshjes do ta mirëprisnin francezin. Gjatë një interviste në Brazil, Casemiro është shprehur: “Ai është një lojtar i madh, do ishte i mirëpritur. Pogba është një lojtar që mund të përshtatet me çdo lojtar tjetër në botë në mesfushë.”