Luka Jovic është realisht sulmuesi i parë që Real Madridi blen pas Karim Benzemas.
Për 10 vite të tëra, gjithçka që klubi ka sjellur në skuadër në fazën e sulmuesit qëndror, ka qenë ose në formën e huazimit ose në formën e shfrytëzimit të opsionit të ri-blerjes.
Adebayor dhe Chicaharito erdhën në Santiago Bernabeu në formën e huazimit teksa Morata dhe Mariano u ri-blenë.
Arritja e Jovic ka sjellur një tjetër ndryshim dhe një tjetër freski në sulm.
Mes tjerash, ai është sulmuesi më i shtrenjtë i historisë së Real Madridit. Për kartonin e tij, klubi ka paguar 60 milion euro, teksa lista pas tij është si në vijim:
– Ronaldo fenomeni (45 milion euro)
– Benzema (35 milion euro)
– Morata (35 milion euro)
– Anelka (30 milion euro)