Mariano Diaz ka dhënë një intervistë të gjatë për Marcan ku ka folur sezonin e sapombyllur me Real Madridin dhe për sezonin e ardhshëm.
A do largohesh nga Real Madridi: “Jo, nuk do të ndërroj ekip. Real Madridi është ekipi im. Do të qëndroj këtu. Dua të fitoj shumë tituj Kam dëshirë të tregoj se sa vlej.”
Pse ke kaq dëshirë të qëndrosh këtu tek Reali: “Kam luftuar shumë për të ardhur tek Real Madridi. Kam punuar shumë. E kam dashur këtë ekip që kur kam qenë i vogël dhe tani do luftoj që të arrij të jem titullar në klubin më të mirë në botë.”
Si e vlerëson sezonin e kaluar: “Ka qenë një sezon realisht i komplikuar sepse nuk i arritëm dot objektivat që kishim vendosur. Tani na mbetet të mendojmë për të ardhmen, të mundohemi të fitojmë gjithçka. I jap të drejtë bashkëlojtarëve të mi kur thonë se nuk kemi qenë në nivelin e duhur.”
Fanela me numrin 7: “Për mua është nder t’a mbaj atë fanellë që e kanë mbajtur shumë lojtarë të mëdhenj para meje. Nuk është fanellë që më peshon shumë, por më motivon të luftoj shumë siç kanë luftuar lojtarë të tjerë të mëdhenj para meje si Juanito, Cristiano e shumë të tjerë.”
Rikthimi i Zidane: “Zidane është gjithçka për këtë klub, ka fituar gjithçka, si lojtar dhe si trajner. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Jam në ekipin e parë falë tij, ai më mori dhe më ofroi kontratë.”
Viti i ardhshëm: “Mezi po e pres. Dua të tregoj se pse kam ardhur këtu. Do të jetë viti im!”
Çfarë i mungon ekipit për të fituar tituj: “Thjesht duhet të ndryshojmë dinamikën. Të mendojmë pozitivisht dhe të luftojmë ndeshje pas ndeshje për të arritur objektivat.”
A i frikësohet konkurencës së Benzema dhe Jovic: “Nuk kam aspak frikë. Konkurenca është gjithmonë e mirë, si për mua, si për ata.”
Jovic: “Të gjithë lojtarët që vijnë këtu, në çfarëdolloj pozicioni që të luajnë, janë të mirëpritur. E bëjnë ekipin më të fortë.”