Në merkaton e verës ku Real Madridi pritet të jetë më aktiv se në merkatot tjera, Madrilenët do të tentojnë të përfitojnë 200 milion euro nga shitjet e lojtarëve teksa drejtuesit kanë për qëllim të investojnë dhe 300 milion të tjera në blerjet që do bëhen.
Real Madridi dëshiron të qëndroje brenda rregullave të Fair Playt Financiar e që dikton se klubet kanë të drejtë të shpenzojnë 100 milion euro krahasuar me atë që kanë fituar brenda një sezoni.
Teksa janë afruar emra si Eder Militao dhe Rodrygo Goes, Real Madridi është duke shtyrë fort për blerjet e Luka Jovic dhe Ferland Mendyt.
Lojtarët si Gareth Bale, Dani Ceballos, Keylor Navas dhe Marcos Llorente pritet të largohen nga klubi, ndërsa edhe fati i disa lojtarëve të tjerë nuk dihet.
Në Madrid, punohet vazhdimisht që klubi të mos vijë në situatën e Manchester Cityt, që përballet me një pezullim të mundshëm nga Champions League, apo të Paris Saint-Germain, që është nën investigim nga UEFA.
Arritjet e super yjeve si Neymar nuk mund të përjashtohen asnjëherë, por klubi dëshiron që fillimisht të sigurohet që kanë fondet e nevojshme për të vazhduar me blerjet e emrave të mëdhenjë.