Legjenda Madrilene, Iker Casillas ka reaguar shpejt nëlajmet e avancuara të ‘O Jogo’ sipas të cilës thuhej se mund të pensionohet pas sulmit në zemër që pësoi më 1 maj.
”Përshëndetje të gjithëve. Pensionimi, do të jetë një ditë që unë duhet të dal në pension. Me lejoni të ju njoftoj kur të vijë ky moment. Tani për tani, qetësi. Dje kam pasur një rishikim me Dr. Felipe Macedo. Gjithcka shumë mirë. Tani është ky lajmi që dua t’a ndaj me të gjithë’‘, ishte shkrimi i Iker në Twitter.