Largimi i Keylor Navas në fund të këtij sezoni nga klubi ka hapur debatin se kush duhet të jetë portjeri i dytë i ekipit për sezonin e ri. Zinedine Zidane kërkoi që biri i tij Luca t’a zë këtë pozicion ndërsa klubi preferon t’ia besoj atë Andriy Lunin,
Gjithashtu edhe tifozët Madrilen nëpërmjet një ankete të Marcas, e kanë bërë të qartë se kush duhet të jetë portjeri i dytë i ekipit për sezonin e ri. Ata nuk preferojnë djalin e trajnerit për këtë pozitë dhe nga 125 mijë votues, rreth 59% kanë votuar për Lunin që të jetë portjeri i dytë.
Vendimi final do të merret nga trajneri dhe klubi, por tifozët e kanë të qartë se cilin e preferojnë.