Para pak minutash (21:50) ishte Marca ajo që dha këtë lajm bombastik dhe Marca është një portal që konsiderohet serioz dhe i besueshëm.
Sulmuesi i Liverpool ka kohë që është në radarin e Real Madridit dhe trajneri Zidane e dëshiron egjiptianin në skuadër. Tekniku francez bashkë me drejtuesit më të lartë të klubit madrilen (përgjegjës për merkaton) e shikojnë Salah si lojtarin perfekt për krahun e djathtë të sulmit.
“Philippe Carayon, i cili është gazetar tek ‘Canal+’, deklaroi publikisht që Real Madridi ka hyrë në negociata me lojtarin egjiptian të Liverpool, Mohammed Salah”, shkruan Marca.
Në merkaton e ardhshme, Real Madridi do tentojë të hyjë në marrëveshje me klubin anglez për transferimin e Mohammed Salah në Santiago Bernabeu.