Kapiteni Madrilen, Sergio Ramos ka vendosur të organizojë një ceremoni martesore me të dashurën e tij Pilar Rubio.
Ceremonia martesore mes kapitenit dhe të dashurës së tij e cila është një gazetare dhe prezantuese televizive në Spanjë, do të mbahet më 15 qershor në katedralen e Sevillas apo më ndryshe në vendlindjen e kapitenit të Realit dhe Spanjës.
Rikujtojmë që kapiteni dhe gruaja e tij tashmë kanë 3 djemë të cilët quhen: Marco, Alejandro dhe Sergio JR.