Ish trajneri i Real Madridit, spanjolli Julen Lopetegui, ka dhënë një intervistë për të përditshmen spanjolle AS ku ka folur edhe për kohën e tij tek Real Madridi:
“Koha ime tek Real Madridi? Patëm një fillim sezoni shumë të mirë. Zhvilluam disa ndeshje që unë do i quaja brilante. Patëm 3 javë në të cilat ishim tmerrësisht të pafat në shënimin e golave, por që ishim shumë superiorë ndaj rivalëve. Këto janë gjëra që ju ndodhin të gjithë ekipeve në një pikë të sezonit.”
“Në një sezon me 10 muaj, puna fillon të ekuilibrohet dalëngadalë derisa arrihet forma optimale. Lojtarët ishin angazhuar të gjithë në maksimum për skuadrën dhe linin shpirtin në fushë. Kam vlerësime maksimale për ta. Gjithsesi, pavarësisht rezultateve, mua nuk m’u dha koha e duhur për të aplikuar siç duhet idetë e mia.”
“Gjithmonë do të ruaj respektin maksimal për atë klub dhe shpresoj që sezonin e ardhshëm të rikthehen më të fortë se më parë.”