Eden Hazard po numëron ditët e tij që të vesh fanellën e Real Madridit. Superlojtari Belg duket se do të jetë galaktiku i radhës tek klubi Madrilen dhe do të luajë nën udhëheqjen e ‘idolit’ të tij të fëmijërisë: Zinedine Zidane.
Një fotografi që po qarkullon nëpër rrjete sociale shihet Eden Hazard (djathtas)me vëllezërit e tij në vitin 1998 dhe që të tre kishin veshur fanellën e Zinedine Zidane, në kohën kur botërori luhej në Francë.
Pavarësisht se është Belg, Eden asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin e tij për lojën që e bënte Zizou si lojtar dhe punën që po bën si trajner.