Real Madridi do t’i thotë lamtumirë një sezoni katastrofal të dielën me ndeshjen ndaj Real Betisit me fillim në ora 12:00 në Bernabeu.
Një ndeshje pa ndonjë objektiv të madh përvec nderit të 3 pikëve dhe lajmi më i mirë është se Sergio Ramos do të rikthehet në formacionin titullar në këtë ndeshje pas dëmtimit që e la jashtë fushës së gjelbër që nga 3 prilli.
Rikthimi i tij është një lajm i mirë edhe për kombëtaren e Spanjës pasi kapiteni rikthehet me kohë për ndeshjet e muajit qershor të ciklit të kombëtareve.