Ditën e djeshme, gazetari i ‘El Chiringuito’ në Spanjë, Edu Aguirre, dha lajmin se Keylor Navas nuk do të jetë pjesë e Real Madridit sezonin e ardhshëm pasi klubi nuk e dëshiron më në skuadër. Pastaj të gjithë mediat botërore e konfirmuan lajmin për largimin e tij.
Por pse duhet të largohet Keylor Navas? Zidane është një admirues i Keylor Navas dhe e ka pranuar këtë disa herë. Madje Edu Aguirre, i njëjti që dha lajmin për largimin e tij, deklaroi dje në ‘El Chiringuito’ se ka qenë vetë Zizou që e ka takuar Navasin 2 muaj më parë dhe i ka thënë shprehimisht: “Ti do të jesh portieri titullar i Real Madridit!” Ndërsa tani, 2 muaj më vonë, Kelyorit i është komunikuar lajmi se ai do duhet të gjejë një klub të ri.
Një mungesë TOTALE respekti, ashtu si në 2016 kur i thanë të largohej pasi do sillnin në Madrid portierin e Manchester United, David De Gea, por që për fat nuk erdhi pasi u vonua 1 minutë faksi me dokumentin konfirmues. Në atë kohë Navas u ndje shumë i prekur, madje mediat siguruan foto të tij duke qarë pasi dilte nga qendra stërvitore. Gjithsesi, pas dështimit të transferimit të De Geas, Navas pranoi të rrinte, duke deklaruar se Madridi është klubi i jetës së tij dhe do donte ta mbyllte aty karrierën.
Navas vazhdoi me Real Madridin, vazhdoi për të shkruar historinë, vazhdoi për t’u bërë më pas portieri legjendar i 3 Champions League-ve rradhazi, portieri që arriti të fitonte edhe 1 La Liga, 1 Superkupë Spanje, 4 Kupa Bote për Klube dhe 3 Superkupa Europe. U shdërrua në portierin e tifozerisë madrilene pasi Bernabeu e do, Bernabeu e do më shumë se çdo portier tjetër, Bernabeu nuk e harron kurrë kontributin e tij për skuadrën, Bernabeu nuk e harron kurrë përkushtimin dhe dashurinë e tij ndaj klubit, por mesa duket disa të tjerë e kanë harruar…
Reali transferoi verën e kaluar Thibaut Courtois, por Keylor përsëri nuk u dorëzua. Edhe para transferimit të belgut, Keylor deklaroi: “Nuk ka rëndësi kush portier vjen, unë gjithmonë do jem këtu për të rivalizuar për vendin e titullarit. Nuk i frikësohem konkurencës.” Edhe pas transferimit të Courtois, Keylor pavarësisht se e kishte humbur vendin e titullarit (ndoshta padrejtësisht), përsëri nuk u dorëzua duke thënë që do luftonte që të kthehej si titullar.
Por tani vjen momenti që klubi i thotë atij që duhet të largohesh. Pse duhet ta largosh në një formë të tillë një 32 vjeçar që ka fituar pothuajse gjithçka me klubit, pse duhet ta largosh kur ai pranoi të ishte edhe portier i dytë dhe të rivalizonte për vendin e titullarit, pse duhet ta largosh kur ai e ka treguar disa herë që është një ndër 3 portierët më të mirë në planet, pse duhet të largosh portierin e 3 Champions League-ve…
Gjithsesi ekziston edhe një problem tjetër, ndoshta po aq i madh sa problemi i largimit të Keylorit, problem me emrin Luca Zidane. MARCA & AS raportuan sot se tekniku francez ka në plan të mbajë Luca Zidane (djalin e tij) si portier të dytë. Kjo akoma nuk është e vërtetuar, por nëse ndodh kjo, do ishte një mungesë respekti jo vetëm për Keylorin, por për çdo fans të Real Madridit.
Me gjithë respektin për Luca Zidane, por në asnjë mënyrë nuk është më i mirë se Keylor Navas. Janë shumë pak ato portierë në botë që në këto 4 vitet e fundit kanë qënë më të mirë se Keylor Navas, shumë pak…
…ose ndoshta, ASNJE!