Ardhja e Eden Hazard në Real Madrid është një cështje kohe. Konkretisht, nënshkrimi i tij dhe zyrtarizimi si lojtar Madrilen do të bëhet pas finales së Europa League më 29 maj ndaj Arsenalit në Baku.
Kështu raportoi sot një burim shumë i besueshëm sic është L’Equipe, të cilët në kopertinën e tyre tashmë e kanë veshur Belgun me fanellën e Madridit dhe e shohin si lojtarin më të ri Madrilen.
Gazeta Franceze gjithashtu thotë se nënshkrimi i tij do të mbyllet për një shifër që do të jetë rreth 100 milionë euro.