Neymar është përsëri në qendër të spekulimeve dhe përderisa në Paris Saint-Germain e kanë bërë të qartë dëshirën e tyre për ta mbajtur atë, presidenti i Santos, Jose Carlos Peres shpreson që braziliani të shkojë në Real Madrid.
Peres thotë se klubi Madrilen do të ishte vendi më i mirë për të.
“Ai gaboi krejtësisht kur u largua nga Barcelona, sepse ishte ende duke u rritur si lojtar. Nuk ka bërë mirë që kur u largua. Jam një ndjekës i Real Madridit, është një klub që i bën gjërat në mënyrë perfekte”, ka thënë Peres.
Tutje, Peres, ka deklaruar se Neymari nuk duhet të mendojë dy herë në rast se i vjen mundësia për ta veshur fanellën e Real Madridit.
Njëjtë siç veproi Neymari vite më parë, edhe një lojtar tjetër i Santosit ka vendosur ta testojë vetën në Europë.
Rodrygo do të largohet në verë nga Santosi për në Real Madrid dhe këtë po bën me bekimin e presidentit të Santosit.
“Rodriguez do të jetë një lojtar i shkëlqyeshëm, unë kam qenë shumë i lumtur kur ai nënshkroi për Madridin. Ai nuk është një yll, po është gjithmonë i gatshëm të mësojë. Ai e do futbollin dhe kjo është shumë e rëndësishme”, është shprehur Peres.
Santosi mbetet një nga klubet më prestigjioze në futbollin botëror, kjo kryesisht për shkak të suksesit të tyre në vitet e kaluara, por presidenti ndjen sikur ekipi i tij duhet të jetë më afër klubeve elitare të Evropës.
“Ne kemi pasur Pele dhe lojtarë të tjerë të mëdhenj, kemi luajtur 60 ose 70 ndeshje miqësore në Evropë. Lojtarët më të mirë që kanë luajtur këtu janë Pele, Robinho, Neymar dhe tani Rodrygo”, ka deklaruar ai.