Pas disa vitesh të bisedimeve, të intensifikuara në muajt e fundit, Real Madridi dhe Adidas më në fund kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tyre deri në vitin 2028. Një marrëveshje multimilionare që u bë zyrtare dhe që do të jetë marrëveshja më e shtrenjtë në botë. Madrilenët do të përfitojnë 120 milionë euro për sezon, një rekord botëror.
Kjo marrëveshje historike është më e madhja e të gjitha kohërave dhe mund të shtohen përfitimet e klubit pavarësisht suksesit brenda sezonit që mund të shkojnë deri në 150 milionë euro brenda vitit.
Përvec kësaj marrëveshje, klubi dhe Adidasi do të zbulojnë fanellën e re të ekipit për sezonin e ri, në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit tjetër.
Lidhja mes Adidasit dhe Real Madridit u rifirmos në vitin 1998 pasi në vitin 1981, marka e krijuar nga Adi (Adolf) Dassler ishte sponzor i klubit Madrilen. Deri në vitin 1986, Adidas ishte sponzor pastaj klubi u sponzorizua nga Hummel (deri 1994) dhe Kelme (1994-98)