Nacho Fernandez është në momentin më të ndjeshëm të karrierës së tij sportive. Me 29 vjet, pas një jete kushtuar Real Madridit, e ardhmja për mbrojtësin duket në pyetje. Arritja e Eder Militaos në klub mund të ndikojnë që ai të marrë një vendim që nuk e ka dëshiruar asnjëherë: largimin nga klubi i fëmijërisë.
Nënshkrimi me Militaon, largimi i dyshimeve të Varane për të ardhmen e tij, forcon edhe më shumë dyshimet për të ardhmen e Nachos, gjithashtu edhe të Jesus Vallejos i cili mund të largohet pasi ka kaluar një sezon me plot dëmtime.
Merkato pritet të jetë shumë e madhe për Real Madridin dhe mundësia që Nacho të largohet nga klubi i zemrës është e madhe. Mbrojtësi Spanjoll mund të dëgjojë ndonjë ofertë për të ardhmen e tij, por dëshira e tij gjithmonë është që të luajë në ekipin e jetës, pavarësisht minutave të luajtura.