Tifozët e futbollit mund ta kuptojnë se Champions League ka parë një ekip të jashtëzakonshëm në vitet e fundit.
Ai ekip është, kush tjetër, veçse Real Madridi.
Mbretërit në vitin 2014-të në Lisbonë sulmuan pandërprerë në një përpjekje për të barazuar rezultatin kundër një ekipi defansiv si Atletico Madrid. Ia dolën, me Sergio Ramos që barazoi rezultatin me një gol me kokë të shënuar në minutën e 92-të ndeshjes, gol i cili i hapi rrugë shënimit edhe të 3 golave të tjerë në vazhdime.
Ndaj të njëjtit ekip dhe në të njëjtin kompeticion, dy vite më vonë, Madrilenët luajtën me tre lojtarë të lënduar, të cilët arritën të përfundonin ndeshjen deri në fund dhe pastaj të kryenin punën e tyre në ekzekutimin e saktë të penalltive.
Në vitin 2017, Real Madridi në finale kishte përballë Juventusin, një kundërshtar që deri para finales kishte pranuar vetëm tre gola, por që mori edhe katër sosh në finalen të cilën e fitoi Real Madridi.
Edhe finalisti i këtij edicioni, Liverpooli, u mposht vitin e kaluar me rezultat 3-1 nga Real Madridi.
Të fitosh katër trofe të Champions League në pesë vjet është historike.
Ka tifozë që këmbëngulin se triumfi në LaLiga është prioritet i klubit Madrilen, por kjo hipotezë e tyre nuk qëndron.
Ka një ekip në Spanjë që di ta fiton Champions Leaguen dhe ai ekip është Real Madridi.
Njëkohësisht, Barcelona po dëshmon se ata nuk dinë ta fitojnë këtë trofe dhe se vetëm Lionel Messi nuk është i mjaftueshëm.
Ata kanë ndoshta lojtarin më të mirë në botë në radhet e tyre, por kjo nuk po u mjafton.
Barcelona ende nuk është si Real Madridi dhe kush e di mbase nuk do të jetë kurrë!