Zinedine Zidane u shfaq i acaruar pas përfundimit të ndeshjes ndaj Rayos në të cilën skuadra e tij pësoi disfatë minimale 1-0. Tekniku Madrilen nuk mund të ishte më i qartë se kaq.
Analiza e ndeshjes: ”Nuk kemi bërë asgjë. Nuk kemi bërë asgjë në të gjitha nivelet. Ndonjëherë nuk mund të shënosh, por sot nuk kemi bërë asgjë. Jam i acaruar sepse imazhi ka qenë i keq. Jam përgjegjës për këtë. Duhet kërkuar falje ndaj tifozëve dhe klubit.”
A pendohet që është rikther?: ”Nuk pendohem për rikthimin tim. Kjo do të më shërbeje edhe mua, por jam kritik dhe do të vazhdoj të jem. Nuk mund të luajmë ashtu.”
Mesazh për lojtarët: ”Ajo që u thash lojtarëve mbetet këtu.”
Mungesë qëndrimi: ”Ishte gjithçka keq. Qëndrimi dhe loja. Nuk kemi bërë asgjë. As duele, as vrapime, as asgjë.. Rayo bëri ndeshjen e saj, por ne nuk bëmë asgjë.”
Pa shpjegime: ”Nuk ka një shpjegim. Kemi tre ndeshje dhe mbaron sezoni. Ndaj Getafes kishte diçka në lojë por ndaj Rayos asgjë për 90 minuta.”
A është i fokusuar Bale: ”Nuk e di nëse Bale është i fokusuar, duhet t’a pyesni atë.”
Dëshironi që sezoni të mbaroje?: ”Do më pëlqente që ky sezon të mbaronte sa më parë, por duhen luajtur 3 ndeshje dhe duhet të bëjmë diçka tjetër. Nuk mund të përfundojmë La Ligan me këtë imazh. Dhe unë jam i pari që jam përgjegjës për këtë. Dhe unë mendoj se ekipi nuk po bën një imazh të mirë. Por duhet respektuar futbollin dhe klubin. Duhet të mbarojmë La Ligan dhe duhet të luajmë më mirë se sot.”
Skuadra: ”I kam mbrojtur gjithmonë lojtarët e mi por sot jo. Nuk mund të luajmë ashtu. Edhe unë jam përgjegjës.”