Karim Benzema ka folur për media pas fitores ndaj Athletic Bilbaos me hattrickun e tij dje në La Liga. Lojtari Madrilen foli për këto tema:
A ndihet i vetëm në sulm këtë vit?
”Jo, i vetëm jo. Kam nevojë për bashkëlojtarët e mi, sikur ata për mua. Ishte një sezon i vështirë për të gjithë, gjithmonë duam tituj, luajmë në Madrid dhe duam të fitojmë. Por në futboll gjërat ndryshojnë, ishte një sezon i vështirë. Janë edhe 5 ndeshje dhe duhet t’i fitojmë të gjitha.”
Cfarë ka ndryshuar që po shënon shumë gola?
”Sot luajtëm me një sistem me të cilin luaj si ‘9’, nuk kam nevojë të zbres poshtë për të prekur topin, por ishte një ndeshje e madhe e të gjithëve.”
Cfarë do të thotë rikthimi i Zidane?
”Do të thotë shumë gjëra, të gjithë jemi shumë të lumtur, jo vetëm unë. Tifozët gjithashtu, është një trajner madhështor.”
Një 9 i ri në klub nga sezoni i ardhshëm?
”Kjo është dicka e klubit, nuk më intereson mua. Përqendrohem në fushë për të ndihmuar gjithmonë ekipin tim.”
Tani 30 gola dhe rekordi më i mirë 32 gola?
”Këta janë rekorde, por nëse futem në fushë është të ndihmojë ekipin, të fitojmë pikët. Nëse kjo ndodh, golat dhe asistimet vijnë. Kjo është ajo që unë përqendrohem.”
Lamtumira e Agustin Herrerin?
”Ishte një person shumë i mirë, kam shumë kujtime me të”
Si të bindet Varane që të mos largohet?
”Ai nuk ka thënë se dëshiron të largohet, shumë njerëz flasin për këtë por ai është mirë, është i fokusuar në lojën e tij dhe dëshiron të vazhdojë në Madrid”
E ardhmja?
”Do të vazhdoj në Madrid, jam në klubin më të mirë të botës”