Fabio Capello, ish-trajner i Real Madridit, ka siguruar për Sky Sport që Madrilenët kanë planifikuar një shumë të lartë parash për nënshkrimet që do të bëhen gjatë merkatos së verës. ”Ma kanë thënë njerëz të mirë informuar që Real Madridi do të shpenzoje 500 milion euro verën që vjen,” theksoi Italiani.
Dhe në fakt Real Madridi tashmë ka filluar planifikimin për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që informon MARCA, zyrtarizimi i Hazard është çështje ditësh ndërsa operacioni mund të përmbyllet për shumën e 100 milion eurove. Lojtar të tjerë që janë në agjendën e klubit janë Pogba, Eriksen dhe Luka Jovic.
Pa dyshim, drejtuesit Madrilen dëshirojnë një evoulim të skuadrës por jo edhe një revolucion. Njerëz të afërm pranë klubit veçojnë mungesën e urisë dhe ambicies për trofe si fajtorët kryesor për atë që ndodhi këtë sezon.