Zinedine Zidane u kërkoi lojtarëve të tij pas pjesës së parë të jenë të qetë dhe duke i motivuar se rikthimi i rezultatit do vie në pjesën e dytë kundër Eibarit, ku këtë e bëri të ditur Reguilon.
“Ai na tha katër gjëra pas pjesës së parë. Ai tha të ishim të qetë, se po kalojmë në një sezon jo të mirë, se jemi profesionit dhe t’a bëjmë atë që duhet bërë,” tha ai fillimisht.
“Ai na motivon shumë, është një pjesë e rëndësishme e këtij klubi,” shtoi më tutje spanjolli rreth teknikut Zidane.
“Unë punoj çdo ditë për të pasur sa më shumë minuta që është e mundur. Jam i etur dhe gjithmonë dua të luaj. Për këtë, unë punoj shumë për të konkurruar me më të mirët e botës,” përfundoi Reguilon.